Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
36 %
3.6kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

2.6 ton drogë në kamionin me fruta, shkon në katër numri i të arrestuarve, pranga 32-vjeçarit nga Tirana (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

86b73f806b3262ae6587b23ee6023934

Një person është arrestuar nga Policia, si pjesë e grupit që tentoi të trafikonte 2.6 ton drogë përmes një kamioni me fruta, nga Shqipëria në Malin e zi, me destinacion final vendet e BE.

Në pranga ka rënë ka rënë shtetasi E. P., 32 vjeç, banues në lagjen Yrshek, Katund i Ri, Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si një nga bashkëpunëtorët në ngjarjen e datës 03.11.2020, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, ku ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë automjeti kamion me drejtues shtetasin shqiptar E. C., 40 vjeç dhe në afërsi të qytetit të Tuzit, Mal i Zi, strukturat e antikontrabandës malazeze gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, kanë gjetur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Për 32-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 07.12.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Kujtiojmë që më herët është arrestuar Arlind Tabaku 36 vjeç, Përparim Shurdhi, 41 vjeç dhe Ervis Çalliku.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Bozhaj”, shkon në 4 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 03.11.2020, ku disa persona tentuan të trafikojnë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit drejt vendeve të BE-së.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë punës së mirorganizuar, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

E. P., 32 vjeç, banues në lagjen Yrshek, Katund i Ri, Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si një nga bashkëpunëtorët në ngjarjen e datës 03.11.2020, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, ku ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë automjeti kamion me drejtues shtetasin shqiptar E. C., 40 vjeç dhe në afërsi të qytetit të Tuzit, Mal i Zi, strukturat e antikontrabandës malazeze gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, kanë gjetur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 07.12.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img