Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

2.6 ton drogë në kamionin me fruta, Policia ‘shpërbën’ grupin e shqiptarëve: Arrestuam dy persona, një tjetër është në kërkim. Hetimet i drejtoi Prokuroria e Shkodrës (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ec0b6aaa4863faea6fb33a8edb674c11

Dy persona janë arrestuar nga Policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, si pjesë e grupit që tentoi të trafikonte 2.6 ton drogë përmes një kamioni me fruta, nga Shqipëria në Malin e zi, me destinacion final vendet e BE.

Sipas Policisë, janë zhvilluar hetime të përbashkëta me homologët malazezë, hetime të cilat janë drejtuar nmga Prokuroria e Shkodrës.

“Si rezultat i punës së mirorganizuar, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Fier, u bë kapja dhe ndalimi për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, i shtetasve:

Arlind Tabaku 36 vjeç dhe Përparim Shurdhi, 41 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër.

Nga veprimet e para rezultoi se kamioni me drejtues shtetasin Ervis Çalliku ishte ngarkuar në magazinën në pronësi të shtetasit Përparim Shurdhi i ndihmuar nga shtetasi Arlind Tabaku dhe personi i shpallur në kërkim”, njofton Policia.

Njoftim – Policia e Shtetit

Hetimet e përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë malazeze zbardhën tentativën për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit drejt vendeve të BE-së.

Gjatë operacionit, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, janë kapur dhe vënë në pranga dy prej personave të përfshirë në tentativën për trafikimin e një sasie marijuane, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër si bashkëpunëtor.

Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacione paraprake me homologët malazezë, dërgoi në Malin e Zi, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve nga Departamenti i Policisë Kriminale.

Pas hetimeve të përbashkëta dhe një pune intensive hetimore të bërë nga strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, duke u përfshirë disa Drejtori Vendore, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje, identifikimi dhe lokalizimi i dy prej personave të përfshirë në tentativën për trafikimin e sasisë së marijuanës të kapur në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit (Bozhaj).

Si rezultat i punës së mirorganizuar, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Fier, u bë kapja dhe ndalimi për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, i shtetasve:

A. T., 36 vjeç dhe P. Sh., 41 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër.

Nga veprimet e para rezultoi se kamioni me drejtues shtetasin E. C. ishte ngarkuar në magazinën në pronësi të shtetasit P. Sh., i ndihmuar nga shtetasi A. T. dhe personi i shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar prova të shumta që do të çojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale. Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës dhe homologët, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img