Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

190 km/h në Bypassin e Fierit, Policia apel shoferëve: Mos fluturoni, radarët automatikë janë në të dy kahët e lëvizjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit u bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të mbrojtur jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Ashtu si gjatë ditëve të javës, edhe në fundjavë ka prezencë të lartë të shërbimeve për monitorimin e qarkullimit.

Dje, radarët automatikë dhe makinat inteligjente janë vendosur në të dy kahet e lëvizjes në Bypassin e Fierit, ku kanë regjistruar shpejtësi deri në 190 km/h, disa herë më shumë se tabelat e lejuara në këtë aks.

“Drejtues mjetesh, mos fluturoni në rrugë por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha rrugët e vendit ka makina inteligjente, radar automatik, kamera, dron e aparat fotografik që përdoren nga punonjësit e Policisë Rrugore”, apelon Policia.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img