Hapësire reklamuese

Aktualitet

19-vjeçarja pasi u zbulua e vërteta: Vëllai e vrau babain, unë e mblodha me plasmas

Shkruar nga Newsbomb

Hygerta Meta e akuzuar fillimisht për vrasjen e babait, Pëllumb Meta, ka folur sërish për ngjarjen e rëndë që u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Ajo ka treguar se si ndodhi ngjarja, teksa është shprehu se pasi vranë babain dhe groposën trupin, ka thënë se nëse do të zbuloheshin krimin do ta merrte ajo përsipër.

19-vjeçarja është shprehur se krimin e ka kryer ajo me vëllain e saj të madh Hysen Meta. Shkak sipas saj për vrasjen ka qenë debatet e shumta dhe se babai i fyente dhe bullizonte.

Në dosje tregohet se në “datën 10.02.2024 pasdite kur kanë qenë të dy në banesë Hysen dhe Pëllumb Meta janë konfliktuar tek kuzhina dhe djali më pas ka dalë e ka marrë armën pistoletë TT të babait që e linte tek një dhomë e vogël dhe me të e ka qëlluar atë katër herë duke e lënë të vdekur.

Bashkë me të vëllanë, pas groposjes së trupit rreth orës 04.00, ata kanë lëvizur makinën për ta hequr nga banesa dhe për të krijuar alibinë që babai ishte larguar, dhe kështu Amarildo ka marrë makinën tip “Citroen” e ka lëvizur në drejtim të Sektor Rinia për ta lënë automjetin atje, dhe më pas me një makinë “Audi A8″ ngjyrë të zezë që ia ka marrë shtetasit S. B. e ka ndjekur pas të vëllanë e janë kthyer në banesë.

Më pas armën pistoletë, sipas asaj që është mësuar nga autoritetet, ai ka thënë se e ka fshehur në zonën e vaskave të kënetës përballë banesës së tyre, aty ku edhe u gjet më pas nga policia”, raportoi Klodiana Lala për “News24”.

Kasollja ku femijet groposen babain ne Durres Kasollja ku femijet groposen babain ne Durres

Kujtojmë që fillimisht u raportua se Pëllumb Meta ishte zhdukur, më pas u raportua se Meta ishte vrarë nga vajza e tij 19-vjeçare, pasi i ati dëshironte ta fejonte dhe martonte pa dëshirën e saj me një emigrant.

Policia zbardhi ngjarjen, ku rezultoi se Hysen Meta, djali 25 vjeçar i familjes Meta nga Shënavlashi i Durrësit, ka qëlluar me 4 plumba babain duke e lënë të vdekur, ndërsa me motrën, 19-vjeçaren Hygerta Metën e kanë groposur trupin. Dijeni për ngjarjen kishte edhe vëllai tjetër, i cili ndihmoi që të largonin makinën, që të dukej sikur i ati ishte zhdukur.

Në lidhje me ngjarjen  Policia e Durrësit ka arrestuar në kushtet e flagrancës tre fëmijët e familjes Meta, djalin e madh Hysen Meta të akuzuar për vrasje, vajzën 19 vjeçare Hygerta Meta e akuzuar për bashkëpunëtore, djalin 21 vjeçar Amarildo Meta për përkrahje të autorëve të krimit dhe ka proceduar nënën, Blerina Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese