
Drama e vajzave të marra peng nga Hamas vazhdon. Prej më shumë se dy muajsh, konfirmohet se 17 vajza të moshës nga 18 deri 26 vjeç janë të marra peng nga organizata.
Nëna e Naama Levy që u përdhunua brutalisht në 7 tetor ka konfirmuar për “The Free Press” se vajza që duket në videot e Hamas është bija e saj, 19 vjeçare.
“Gruaja në videon e Hamas është vajza ime. Janë 17 vajza që vazhdojnë të mbahen peng. Njëra prej tyre është vajza ime Naama. Dhe duket se koha po ecën mbrapsh” - thotë Ayelet Levy Shachar, nëna e Naamas.
“Naama është vetëm 19 vjeç, por ende është e vogla ime. Çfarë do të bënit ju nëse vajza juaj mbahet peng nga përdhunues dhe vrasës të dhunshëm për dy muaj me radhë? Ndoshta pyetja më e saktë do të ishte: Cfarë nuk do të bënit? Dhe kjo situatë është duke zgjatur“ – tha nëna e Nammas.
Videot e tmerrshme që kanë dalë nga sulmi i Hamas kundër vajzave izraelite që ishin në festë ka mbërthyer botën, por edhe me situatën që erdhi pas kësaj, goditjet e panumërta të ushtrisë izraelite në Gaza. “Çdo minutë që kalon është një pafundësi qëndrimi në ferr” thotë e ëma e Naama me lot në sy për “The Free Press”.