Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“19-ta kërkon leje për t’u ulur në aeroport!”, Majko mesazh pasi humbi për “një fije” mandatin: Shpresoj t’u kem dhënë “everything”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pandeli Majko reagon për herë të parë pasi humbi mandatin e deputetit në Tiranë për rreth një mijë vota.

Ministri i Diasporës falenderon elektoratin dhe thotë se numrin personal “19” në listën e Tiranës ai e kaloi në plan të dytë, pasi kishte bindjen për 19 mandate në kryeqytet.

Me një shprehje të të atit të tij të ndjerë, Majko thotë se tashmë “kërkon leje për t’u ulur në pistë”.

Nuk dihet nëse Majko e konsideron “uljen në pistë” fundin e karrierës në politikë, apo një furnizim me karburant për ringritje, pasi ekziston mundësia që ta shohim sërish në parlament si ministër.

Shkrimi i plotë i Majkos:

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!

Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.

Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!

Pandi

Tiranë 30 Prill 2021

Në foto: Pandeli Majko, foto e publikuar prej tij në rrjetet sociale
Foto e publikuar gjatë protestave të opozitës së PS kundër regjimit të Berishës pas zgjedhjeve të 26 majit 1996
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img