Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

19 persona në Berat votuan 53 herë, reagon PD: Ja dokumenti që fakton parregullsitë, LSI e humbi mandatin për 77 vota

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme KQZ është përgjigjur lidhur me ankimimin e partive politike si PD dhe LSI, lidhur me kryqëzimin e të dhënave të shenjave të gishtave nga sistemi PEI, duke thënë se ka disa raste të dyshimta në Berat dhe Gjirokasstër, ku disa persona kanë vendosur shenjat e gishtave për shumë të tjerë.

Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit, ku 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë. PD deklaron se kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e personave të tjerë.

Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument i mëposhtëm u pranua të merret nga KAS dhe nxjerr në pah parregullsitë proceduriale të procesit të votimit.

PD theksoi se nëse KAS do të kishte pranuar të kerkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqur e plotë para shqiptarëve. PD akuzon KAS se po pengon transparencën e zgjedhjeve.

ankesa

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img