Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

19 pako me kokainë të fshehura në “Audi”, dënohet me burg shqiptari që sulmoi policin në Angli (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një 25-vjeçar shqiptar që u përfshi në trafikun e drogës për të shlyer një borxh që u kishte trafikantëve të cilët e çuan në Britaninë e Madhe, është dënuar me 28 muaj burg.

Bëhet fjalë për të riun Erion Hoxha, i cili u arrestua muajin e kaluar teka po ngiset një mjet tip Audi, të pasiguruar.  Në momentin e ndalimit nga Policia, ai u tha oficerëve se kishin ndaluar njeriun e gabuar dhe në momentin e ndalimit kishte sulmuar një polic, duke i shkaktuar një prerje në dorë dhe mavijosje.

Gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën 19 pako me kokainë, një patentë greke, një telefon celular dhe 285 paund.Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi, policia i gjeti edhe 19 pako të tjera me kokainë, të fshehura në dhomën e gjumit. Në telefonin e Hoxhës u zbuluan mesazhe që tregonin përfshirjen e tij në furnizimin me kokainë nëpërmjet dërgimit me kod postar.


Më shumë