Hapësire reklamuese

Bota

19 marinarë të vdekur dhe 15 të plagosur gjatë një aksidenti në Iran

Shkruar nga Newsbomb
Marina iraniane

19 marinarë iranianë vdiqën dhe 15 u plagosën dje pasi një raketë iraniane qëlloi gjatë stërvitjes anijen mbështetëse.

Aksidenti ndodhi pranë portit të Jask, në Gjirin e Omanit gjatë një stërvitje. BBC raporton se një raketë e re anti-anije që po provohej nga frigata Jamaran goditi anijen mbështetëse Konarak e cila u mbyt menjëherë.

"Të Dielën pasdite, gjatë një stërvitjeje në ujërat e Jask dhe Chabahar, anija e mbështetëse pati një aksident," thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të ushtrisë.

Forcat e armatosura të Iranit zhvillojnë rregullisht stërvitje në rrugën ujore strategjike.

Sakaq, Marina iraniane ka njoftuar gjithashtu se shkaku i aksidentit është duke u hetuar.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.