Hapësire reklamuese

Aktualitet

180 milion euro për Shqipërinë nga BE, reagon Balla: Solidariteti është guri i themelit të familjes së madhe europiane

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pasi BE, ka vendosur që t’i japë Shqipërisë një fond prej 180 milion eurosh, për të përballuar krizën e Covid 19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla i ka shprehur mirënjohjen BE-së për mbështetjen që i ka dhënën vendit tonë, teksa shkruan se beteja ndaj pandemisë nuk ka përfunduar.

Ndër të tjera Balla shkruan se BE dëshmon çdo moment se solidariteti është guri i themelit të familjes së madhe europiane.

“Mirënjohje Bashkimit Evropian për mbështetjen e dhënë prej 180 milion €, në vijim të bashkëveprimit për të limituar pasojat social-ekonomike të pandemisë COVID-19. Beteja ndaj pandemisë nuk ka përfunduar, prandaj duhet të jemi sëbashku për të zbutur sadopak efektet ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga COVID-19. BE dëshmon çdo moment se solidariteti është guri i themelit të familjes së madhe europiane. Shqipëria mbetet e vendosur në realizimin e plotë të reformave që na bëjnë pjesë të kësaj familje,” shkruan Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu