Hapësire reklamuese

Politikë

18 vjetori i rikthimit të Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe, Meta publikon videon: Ngjarje historike! Dedikim i veçantë për Mbretëreshën Geraldinë 

Shkruar nga Newsbomb
Moment i shkeputur nga videoja

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 18-vjetorin e mbërritjes në Shqipëri të familjes mbretërore, të cilën e quan një ngjarje historike për të gjithë.

“Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët. Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern”, shkruan Meta në postimin e tij në “facebook” ku ka shpërndare edhe videon me momentin e mbërritjes.

Ndërkaq në shënimin e tij presidenti i ka bërë një vlerësim të veçantë Mbretëreshës Geraldinë.

“Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën. Ajo mbetet një shembull i sakricës, i vetëmohimit, i dashurisë njerëzore dhe familjare, i faljes dhe tolerancës, por mbi të gjitha i besnikërisë pa kushte ndaj Atdheut”,- shprehet Meta.

Shkrimi i plotë i Metës: Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët.

Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.

Aq më tepër kur këtë vit festuam 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku roli i Tij ka qenë madhor, jo vetëm per realizimin e tij por edhe zbatimin e vendimeve të këtij Kongresi.

Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën.

Ajo mbetet një shembull i sakrificës, i vetëmohimit, i dashurisë njerëzore dhe familjare, i faljes dhe tolerancës, por mbi të gjitha i besnikërisë pa kushte ndaj Atdheut. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll