Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

18 vjeçari shqiptar goditet disa herë më thikë në tramvajin e Milanos, alarmohet policia

Lajme të ngjashëm

Policia e Milanos është vënë në alarm pas dy ngjarjeve të rënda të ndodhur në qytet mbrëmjen e djeshme.

Një 18 vjeçar shqiptar është goditur disa herë me thikë në bark dhe në shpinë në tramvajin e qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në stacionin Porta Ludovica. Shqiptari është transportuar me shpejtësi drejt spitalit, ku ndodhet edhe në gjendje kritike për jetën.

Po në Milano, rreth orës 22:30, gjysëm ore përpara se të sulmohej shqiptari, një tjerër i ri është plagosur me thikë në Piazza Sraffa. Bëhet fjalë për një 21 vjeçar nga El Salvadori, i cili ka mbetur i plagosur në fyt, pas përleshjes së dy grupeve rivale nga Amerika Latine.

Policia po heton nëse plagosja e shqiptarit dhe ajo e salvadorianit kanë lidhje me njëra-tjetrën. 

Më shumë