Hapësire reklamuese

Bota

18-vjeçari qëllon për vdekje të dashurën bashkëmoshatare në një shkollë në Gjermani

Shkruar nga Newsbomb
18-vjeçari qëllon për vdekje të dashurën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një shkollë në Gjermani, ku një vajzë 18-vjeçare është vrarë po nga një student tjetër, bashkëmoshatar 18-vjeç.

Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një vrasje pasioni pasi dyshohet se dy bashkëmoshatarët viktima dhe autori që studionin në të njëjtën shkollë ishin në një marrëdhënie sëbashku.

Pasi e ka qëlluar, 18-vjeçari është arratisur nga shkolla, por u kap nga efektivët e policisë pas rreth dy orë e gjysmë.

Pasi ndodhi ngjarja shokuese, shkolla është evakuuar menjëherë dhe zona është rrethuar nga forca të shjumta policie.

Ky është rasti i dyte në këto dy muaj ku në shkolla ndodhin vrasje midis studentëvë. Kujtojmë se edhe në nëtor të vitit që kaloi një nxënës 15-vjeçar qëlloi me armë shokun e shkollës po 15-vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese