Hapësire reklamuese

Aktualitet

18-vjeçari me “Range Rover” përplas tre të miturit në Kamëz

Shkruar nga Newsbomb
18-vjeçari me “Range Rover” përplas tre të miturit

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi ka aksidentuar tre të mitur. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në Kamëz, ku i riu 18-vjeçar teksa ishte duke drejtua mjetin tip “Range Rover” ka aksidentuar tre të miturit, të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Fatmirësisht të miturit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pasi si pasojë e aksidentit morën dëmtime të lehta. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin E. Rr., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar lehtë 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese