Hapësire reklamuese

Aktualitet

18-vjeçari i zhdukur prej dy muajsh, familjarët ngrenë alarmin në polici

Shkruar nga Newsbomb
18-vjeçari i zhdukur prej dy muajsh, familjarët ngrenë alarmin

Një 18-vjeçar është zhdukur nga banesa në Vlorë pa lënë asnjë gjurmë prej rreth 2 muajsh.

Bëhet me dije se në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi Xh. H., se prej muajit shtator të këtij viti, është larguar nga banesa nipi i tij, shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Vlorë. Policia është vënë në kërkim të 18-vjeçarit.

“Më datë 02.11.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi Xh. H., se prej muajit shtator të këtij viti, është larguar nga banesa nipi i tij, shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Vlorë, dhe ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese