Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

18 vjeçari i vajti te lokali në Lungomare dhe i dha celularin; Detaje nga plagosja në Vlorë: Ergys Likaj foli me një person nga burgu, menjëherë më pas e qëlluan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ergys Likajn, të riun që u plagos me armë zjarri tre ditë më parë në Vlorë, shkruan newsbomb.al. Në kërkim është një 18 vjeçar i identifikuar si E.Mataj.

Ai është lënë në burg nga Gjykata pasi në Polici ka thënë se ishte vetëplagosur me armë, nuk e kishte qëlluar njeri. Mirëpo, nga detajet e reja që mësohen për këtë ngjarje, del se Ergys Likaj është plagosur nga E.Mataj, teksa qëndronte në një lokal në Lungomare me një kushëririn e tij.

Aty, ka shkuar 18 vjeçari dhe i ka dhënë një celular të plagosurit që të fliste me dikë. Sipas burimeve, Ergys Likaj ka folur me një person që aktualisht është në burg dhe mes të dyve ka pasur një bisedë me tone të larta.

Autori i shpallur në kërkim, i ka marrë celularin 39 vjeçarit dhe menjëherë ka nxjerr armën duke e qëlluar disa herë. Për pasojë, Ergys Likaj ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spital, por atje ka thënë se është vetëplagosur.

Duke qenë se 18 vjeçari ka qëlluar disa herë me armë pas telefonatës që Likaj ka bërë me personin tjetër (të paidentifikuar) që ndodhet në burg, dhe 39 vjeçari ka marrë plagë vetëm në këmbë, dyshohet se kemi të bëjmë me një mesazh të qartë për të riun, shkruan newsbomb.al. Vetë ai nuk ka pranuar të tregojë se cili ka qenë personi në anën tjetër të celularit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img