Hapësire reklamuese

Bota

18 muaj burg për shqiptarin në Belgjikë, u kap në "shtëpi bari"

Shkruar nga Newsbomb
18 muaj burg për shqiptarin në Belgjikë, u kap në

Një shtetas shqiptar është dënuar me 18 muaj burg në Belgjikë, pasi u kap në një “shtëpi bari”.

Autoritetet holandeze në bashkëpunim me ato belge bëjnë me dije se shqiptari është kapur në një shtëpi në qytetin Heudsen, Holandë ku një bandë e trafikimit të drogës kishte punësuar shqiptarin si kopshtar. Efektivët kryen kontrolle në ambjentet ku jetonte shqiptari, duke gjetur dhe sekuestruar rreth 300 bimë kanabis.

Shqiptari ka rrëfyer para drejtësisë belge, se në Holandë kishte ardhur ilegalisht dhe banda e drogës i dha strehim në këmbimin e shërbimit të tij si kopshtar për të rritur bimët narkotike.

Mediet  raportuan se shqiptari është dërguar në Gjykatën e Apelit të Gentit në Belgjikë këtë të mërkurë dhe është dënuar me 18 muaj burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese