Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

18 ditë në krevat pasi ra pre e atentatit, Arjan NDOJA kthehet në shtëpi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja është zhvendosur në shtëpinë e tij pasditen e djeshme.

Personi, i cili ra pre e atentatit të 1 nëntorit të mbikalimi i Shkozetit është sjellë ditën e djeshme në shtëpinë për të vazhduar rehabilitimin pas plumbave që mori të premten e 1 nëntorit.

Ndërsa ditën e djeshme la spitalin dhe Landi Muharremi (Aleksandër Laho), njëri prej të ‘fortëve të Shijakut’, i cili mori plagë në nofull në 1 nëntor teksa udhëtonte me Arjan Ndojën.

Ata refuzuan disa ditë më parë para prokurorëve të çështjes Besim Hajdarmataj dhe Anton Martini se nuk kanë konflikt me Redjan Rrajën, 34-vjeçarin e arrestuar për atentatin ndaj tyre.

Fatkeqësisht, shoferi i Arjan Ndojës, Andi Maloku humbi jetën 1 javë pas ngjarjes për shkak të plagëve të marra në shtyllën kurrizore.  Ndërkohë Rraja ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të qëndruar në burg gjatë kohës që zhvillohen hetimet. Proçesi në Apel do të zhvillohet ditën e nesërme.  

Më shumë




spot_img








spot_img