
Policia e Shtetit ka marrë masa për protestën që pritet të zhvillovet pasditen e sotme nga opozita e bashkuar.
Mësohet se janë angazhuar rreth 1700 forca policie ndërkohë që Partia Demokratike ka kërkuar leje deri në mesnatë për zhvillimin e protestës.
Godina e Kryeministrisë është e rrethuar me gardh metalik, si në çdo protestë dhe shtylla janë lyer me graso.
Ndriçimi është më i lartë si dhe janë vendosur kamera sigurie shtesë për të patur më të lehtë monitorimin e situatës.
Sondazh
Poll