Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“170 euro garancia për në Itali”, Policia e Shtetit reagon menjëherë pas denoncimit dhe pezullon tre efektivët

Shkruar nga Newsbomb
“170 euro garancia për në Itali”, Policia e Shtetit reagon

Policia e Shtetit ka pezulluar tre punonjës të saj, pak orë pas denoncimit në një emision investigativ, për marrje rryshfeti duke mundësuar kalimin e udhëtarëve drejt Italisë.

Sipas denoncimit, punonjësit e Portit të Vlorës nuk lejonin kalimin e udhëtarvëe drejt Italisë pa garanci, kjo për shkak të një “urdhri” të lëshuar së fundmi. Por në fakt e gjitha bëhej që udhëtarët të përcilleshin te një agjenci turistike e lidhur me ta, me qëllim që të paguanin para kundrejt një garancie.

Menjëherë pas denoncimit, policia thotë se ka pezulluar punonjësit, konkretisht përgjegjësin e turnit nënkomisar Xh. Q, inspesktor P. H., me detyrë kontrollor, si dhe inspektor G. Z., me detyrë trup shërbimi.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, për kalim të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara dhe duke paguar ryshfet tek një punonjës i Policisë Kufitare të portit Vlorë, ju informojmë se:

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra tre punonjësit e Policisë në PKK Port Vlorë, konkretisht përgjegjësin e turnit nënkomisar Xh. Q, inspesktor P. H., me detyrë kontrollor, si dhe inspektor G. Z., me detyrë trup shërbimi.

Ndaj tre punonjësve të Policisë të lartpëmendur si dhe ndaj shefit të Stacionit të PKK Port Vlorë nënkomisar Y. D, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin e  thelluar disiplinor, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal.

Policia e Shtetit falënderon gazetarët e emisionit “Stop” dhe fton sërish mediat dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të larguar nga radhët e saj, punonjësit që abuzojnë me detyrën dhe cenojnë besimin e qytetarëve të Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll