Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

17 vjeçari shqiptar shkëlqen në Poloni, Ertjan Kofsha rrëmben tre medalje të arta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ertjan Kofsha ka mahnitur me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po mbahet në Raszyn të Polonisë. Lofsha ka shkëlqyer duke fituar plot tri medalje ari në grumpshat U-17.

Ai garoi në peshat 89 kg dhe realizoi një paraqitje vërtetë fantastike, teksa dominoi ndaj rivalëve, duke nderuar kështu Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm të shtangës për moshat.

Peshëngritësi 17 vjeçar regjistroi rezultate të jashtëzakonshme, duke ngritur 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.

Gjithçka mbyllet me festën e merituar për Shqipërinë në këtë kompeticion, ndërsa Ertjan Kofsha konsiderohet pa diskutim si e ardhmja e madhe e peshëngritjes kuqezi.

Kombëtarja jonë e shtangës e mbyll me 6 medalje gjithsej Kampionatin Europian, pasi disa ditë më parë siç dihet edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img