Hapësire reklamuese

Rajoni

17-vjeçari shqiptar kapet me 35 kg kokainë me vlerë mbi 3 mln euro, e kishte fshehur poshtë...

Shkruar nga Newsbomb
Droga e sekuestruar

Një 17-vjeçar shqiptar me inciale A.K është kapur në Itali me 35 kg kokainë, e cila kapte vlerën mbi 3 mln eurove po të dilte në treg.

Kokaina u gjet e fshehur poshtë krevatit të 17-vjeçarit shqiptar, e ndarë në pako me nga 1 kg. Mediat italiane shkruajnë se adoleshenti shqiptar po ruante mbi tre milionë euro kokainë gati të pastër në dy valixhe të mbushura plot.

Kur policia trokiti në derën e shtëpisë, adoleshenti shqiptar bëri gjithçka për t’i vonuar. Fillimisht ai jo vetëm që nuk e hapi, por telefoni dikë.

I riu pasi është arrestuar është liruar më pas nga gjykata për shkak të moshës, ndërsa nën hetim janë vënë dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll