Hapësire reklamuese

Aktualitet

17 vjeçari plagos në shkollë mësuesin me “stilolaps” pistoletë

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e Muzikës “Jakov Xoxa” ku një nxënës ka plagosur mësesin si pasojë e pakujdesisë me një mjet në dukje stilolaps por në të vërtetë ishte armë zjarri.

G.D, 17 vjeç, banues në Levan, Fier është arrestuar nga forcat e policisë  pasi në shkollën e Muzikës “Jakov Xoxa” ka plagosur rëndë nga pakujdesia shtetasin:P.Sh, banues në lagjen “Liri” ,i cili ka shkuar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë ( tip stilolaps), në dukje artizanale, me të cilën dyshohet se ka kryer ngjarjen.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë për veprat penale”Plagosje e rëndë nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga Nenet 91 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu