Hapësire reklamuese

Aktualitet

17 vjeçari pa patentë aksidenton për vdekje të riun në Shkodër (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Një adoleshent që drejtonte makinën pa patentë, ka aksidentuar për vdekje një 33-vjeçar në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë me dije se, u arrestua në flagrancë S. Gj., 17 vjeç, pasi në aksin rrugor Mjedë-Shelqet, në fshatin Kaçë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje E. K., 33 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 24. 09. 2018 u arrestua në flagrancë shtetasi S. Gj., vjeç 17, banues në fshatin Shelqet, pasi më datë 23. 09. 2018, në aksin rrugor Mjedë-Shelqet, në fshatin Kaçë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje shtetasin E. K., vjeç 33, banues në fshatin Stajkë, i cili qëndronte pranë motorit tip “Yamaha”. Nenet  290/3 e 291 të Kodit Penal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.