Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

17-vjeçari merr pistoletën dhe shkon të trembë 23-vjeçarin në Vlorë, pasi qëllon në ajër e arreston policia, në pranga edhe bashkëpunëtori i tij 16-vjeçar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8da495693b49c50b647a1e8405d88a8d

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar nga Vlora pasi ka kanosur me armë zjarri një 23-vjeçar.

Ai ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër gjatë ditës së djeshme në fshatin Akërni, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Po ashtu ka rënë në pranga një 16-vjeçar, i cili ka fshehur armën e krimit. Fatmirësisht nga e shtëna nuk ka pasur të lënduar, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua. 

Policia ka proceduar dhe 4 të rinj të tjerë që kanë qenë në vendngjarje dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Njoftimi i policisë:

Kanosi një shtetas duke qëlluar me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari.

Në pranga dhe një 16-vjeçar, pasi fshehu armën e zjarrit.

Proçedohen penalisht 4 shtetas të tjerë për “Moskallzimi i krimit”.

Mbrëmjen e datës 17.03.2021, në fshatin Akërni, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi V. M. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur shtetasin E. I., 23 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë.

Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Pasi ka ndodhur ngjarja shtetasi D. Ll, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi V. M. ka kanosur shtetasin E. I.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve  V. M, 17 vjeç, banues në fshatin Trevllazër dhe D. Ll., 16 vjeç, banues në fshatin Bishan.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit Dh.M, J. M, V. Ll, dhe R. B,, pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img