Hapësire reklamuese

Aktualitet

17 vjeçari me rupture(çarje) te aortes trajtohet me sukses nga mjeket kardiologe te spitalit Hygeia

Shkruar nga Newsbomb

Si rezultat i nje aksidenti dhe specifikisht nje traume te lokalizuar ne toraks, 17 vjecari Nensi Lleshi u diagnostikua me carje te aortes, problem ky i cili i shkaktonte dhimbje te forta te kraharorit, pamundesi te levizjes dhe me kryesorja, i rrezikonte seriozisht jeten pacientit.

Dr. Maksim Llambro, mjek kardiolog invaziv dhe njekohesisht shef i departamentit te kardiologjise ne spitalin Hygeia ne bashkepunim me mjeket e tjere te ketij departamenti arriten te realizojne me sukses nderhyrjen mini invazive(pa kirurgji) permes se ciles u arrit te trajtohet definitivisht problemi i 17 vjecarit.

Permes arteries lokalizuar ne kembe(rreze kofshes) si dhe nepermjet nje kateteri/sonde vendoset nje proteze e cila vesh pjesen e brendshme te arteries duke perjashtuar zonen ku ajo ka pesuar rupture.

Per me teper mbi kete rast suksesi ju ftojme te ndiqni videon me deshmine e vete pacientit i cili tashme eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe se shpejti mund ti rikthehet aktiviteteve te perditshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll