Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

17 vjeçarët sherr me thika para shkollës në Shkodër, njëri përfundon në spital me plagë në trup

Shkruar nga Newsbomb
17 vjeçarët sherr me thika para shkollës në Shkodër,

Një adoleshent ka përfunduar i plagosur në spitalin e Shkodrës, pas një sherri që ka bërë me një 17 vjeçar jashtë shkollës. Sipas Policisë, i riu ka shkuar në spitalin e qytetit me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës thikë.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën por vazhdon të jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa autori është arrestuar.

Shkodër/informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i  dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.  Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar  jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll