Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

17 nëntor/ 78 vjet nga çlirimi i kryeqytetit të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
17 nëntor/ 78 vjet nga çlirimi i kryeqytetit të

Sot shënohen 78 vite nga çlirimi i kryeqytetit shqiptar nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, u pushtua nga forcat gjermane deri në 29 nëntor të vitit 1944 kur u çlirua.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të vendit.

Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të Shtabit të Përgjithshëm UNÇSH, ku rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë.

Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.