Hapësire reklamuese

Politikë

“17% e demokratëve kanë votuar”, Gjana bën bilancin dhe flet për akuzat e Shehajt: Nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues...

Shkruar nga Newsbomb
“17% e demokratëve kanë votuar”, Gjana bën bilancin

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana nga qendra e votimit në Tiranë, është shprehur se deri më tani kanë votuar 17.2%e demokratëve.

Ai është shprehur se në përgjithësi procesi i votimit ka shkuar mirë, teksa ka përmendur edhe përfaqësuesit e kandidatit Agron Shehaj.

Gjana tha se është përjashtuar një përfaqësues i Shehajt pasi ka penduar për dy orë procesin e votimit.

“Deri në 10 e gjysmë kanë votuar 12.700 mijë anëtarë, 17.2% Procesi ka ecur normalisht, nuk ka pasur vonesa në fillimin e procesit, në 2-3 raste ka pasur ndërprerj.

Nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues, mbrëmë deri në 12 e gjysmë janë marrë propozimet nga kandidatët për deputetë, kandidati Basha i ka plotësuar komisionet disa ditë më parë, dje kandidati Kadilli ka plotësuar komisionet, me kandidaten Harxhi kemi mbyllur mbrëmë emrat, ka lënë disa komisionet bosh, që ka rënë dakord të mos ketë përfaqësi.

Kemi pasur probleme në 7 apo 8 raste të përfaqësuesve të kandidatit Shehaj, erdhën disa propozime, që u refuzuan nga Komisioni, pasi një pjesë e tyre nuk kanë pasur kartë anëtarësie, dhe nuk është pranuar që të ndërrohen vendet nga një komision në një tjetër.

Është refuzuar që në njësinë 2 të jetë vëzhgues një anëtar i njësisë 5.Është bërë ndërrimi i vëzhgueses në njësinë 5, e cila shkaktoi për dy orë rresht probleme në qendrën e votimit. Sepse me udhëzimin e datës 8 qershor është thënë që ndalohet fotografimi apo t’i bësh video fletës së votimit. Unë do të jem sërish për të opërditësuar shifrat në 12” tha Gjana ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese