Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1.5kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

1600 persona të helmuar, kush është zyrtari që arrestohet në Deçan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë Kosovare të Pyjeve me seli në Deçan. Ky punonjës i administratës, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mendohet se arrestimi i tij lidhet me ngjajen e rëndë në Deçan, ku si pasojë e baktereve në ujë u helmuan 1600 qytetarë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Po është ndaluar një zyrtar i AKP-së pranë MPMHI-së me seli në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare në cilësinë e pylltarit në laurën ‘Gryka e Deçanit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të parë se a ka ky rast ndonjë lidhshmëri me çështjen e ujit në komunën e Deçanit”, ka thënë ai.

Më shumë

spot_img
spot_img