Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

16-vjet në UNESCO, Soreca merr “Çelësin e qytetit”: BE është këtu sepse Gjirokastra është në Evropë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkia e Gjirokastrës festoi dje 16 vjetorit e përfshirjes së qytetit në UNESCO. Aktiviteti u zhvillua në kalanë e Argjirosë ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, të cilit kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi i dorëzoi “Çelësin e qytetit”.

Gjatë fjalës së tij Soreca tha se qyteti i Gjirokastrës është një qytet me vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore botërore, ndërsa Shqipëria në tërësi spikat për monumentet e kulturës.

Ai gjithashtu shtoi se së shpejti BE do të nisë një projekt përmes të cilit do të bëhet e mundur restaurimi i momumenteve kulturore dhe qyteti i parë në të cilin do të prezantohet ai është Gjirokastra.

“Kam ndaluar në Gjirokastër gjatë turit tonë nga veriu i Shqipërisë në jugun e saj. Jam shumë i lumtur të jem përsëri këtu në këtë ditë simbolike për të festuar 16-vjetorin e futjes së Gjirokastrës në UNESCO. UNESCO dhe trashgëmia botërore e saj është mjaft prestigjoze. Qytetarët e Gjirokastrës duhet të jenë tepër të nderuar për këtë. Në vitet e fundit është bërë mjaft punë për të nxjerrë në pah bukuritë e këtij qyteti.

Urime për Bashkinë e qytetit por dhe institucionet qeveritare dhe donatorët. Falë kësaj punë të përbashkët Gjirokastra është bërë një yll mjaft i rëndësishëm në të gjithë punët që janë bërë në Shqipëri. Të qenurit pjesë e UNESCO është një aset mjaft i rëndësishëm. Trashëgimia Kulturore është një vlerë e rëndësishme për e Bashkimit Evropian. Ne ruajmë të kaluarën tonë për të ndërtuar së bashku të ardhmen tonë! Bashkimit Evropian është këtu sepse Gjirokastra është Evropë”, u shpreh Soreca.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img