Hapësire reklamuese

Aktualitet

16 vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion, policia arreston autorët pas denoncimit në “Stop”

Shkruar nga Newsbomb

Emisioni investigativ “Stop” i transmetuar në TV Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme një rast vërtetë tronditës mbi abuzimin seksual të një vajze të moshësh 16-vjeçare.

Menjëherë pas denoncimit në “Stop”, Policia e Fierit ka ndaluar Klodian Kiptiun, 38 vjeç dhe S. Muaxhiri, 18 vjeçe, të dy banues në Fier. Policia njofton se ndalimi i tyre u bë pasi të dy, në bashkëpunim, kanë shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese shtetasen e mitur A.S., 16 vjeçe, me banim në Lushnje.

Historia nis në qytetin e Lushnjes, në një familje në kushte të vështira ekonomike, me prindër të divorcuar, ku vajza jetonte vetëm me gjyshën e saj, dhe në pamundësi për të përballuar jetesën, një ditë prej ditësh, ajo mendon të fillojë punë si kamariere në një lokal në qytetin e Durrësit.

Si fillim, saga e vuatjeve zbulohet me futjen në punë të vajzës si kamariere, nga e cila bëhet me dije se kishte mashtruar për moshën e vërtetë të saj, por pronarja e lokalit shqetësohet nga telefonatat misterioze të një djali i cili ushtronte presion ndaj vajzës.

Menjëherë, ajo ka menduar të denoncojë rastin në emisionin investigativ “Stop”. Gazetarët më pas janë drejtuar drejt qytetit të Lushnjes për të komunikuar me 16-vjeçaren.

Nga denoncimi i vajzës, faktet janë tepër tronditëse, ku një djalë, i cili ishte i dashuri i kushërirës së saj, ushtronte presion piskologjik dhe fizik ndaj vajzës për të shkuar në shtrat me djem të ndryshëm kundrejt pagesës.

Rrëfimi i vajzës është tepër tronditës, në pamundësi fare për t’u mbrojtur, me një gjyshe të moshës 75 vjeçare, me një nënë të sëmurë me probleme mendore, e vetme përballë rrezikut, abuzohet dhe dhunohet.

16-vjeçarja tregon se djali që e abuzon seksualisht i ka folur edhe për ta dërguar në Holandë për të punuar si prostitutë. Ndërsa, i ka thënë se pasaportën do ja bëjë ai.

Vajza tregon se nuk mund të zgjedhë këtë jetë, pasi nuk është për të, por dhuna psikologjike dhe fizike e kanë detyruar që në disa raste edhe të pranojë për të bërë një rol të tillë.

Dhunuesi është i moshës 38 vjeçare, e shfrytëzon seksualisht të miturën kundrejt një pagese prej 50 mijë lekësh.

Vajza mes lotësh, e dhimbjes fizike dhe psikologjike thotë krejt e dëshpëruar se jeta e saj po merr fund.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese