Tentoi të mbahej tek një motor parkuar diku në trotuar por është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen.
Bëhet fjalë për 16 vjeçarin shqiptar i identifikuar si Irdi Duda i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Sanremos mbrëmë rreth orës 20:20.
I riu sapo kishte dalë nga palestra ku merrej me kickbox kur ndjeu një dhimbje të fortë në kraharor dhe pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi të mbijetojë.
Hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes kanë nisur.