Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

16 vjeçari qëllon me armë në dy shkolla të Brazilit, tre të vdekur dhe 11 të plagosur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën të premten, pasi një person i armatosur hapi zjarr në dy shkolla në shtetin brazilian të Espirito Santo, sipas autoriteteve lokale. Sulmet ndodhën në qytetin e vogël të Aracruz, 50 milje në veri të kryeqytetit të shtetit, Vitoria.

Autori i dyshuar, i cili u pa në pamjet e sigurisë duke mbajtur një armë gjysmë automatike, i veshur me veshje ushtarake dhe një mbulesë të fytyrës, është arrestuar nga policia. Mediat lokale, përfshirë CNN Brasil, kanë raportuar se individi është një 16-vjeçar.

Guvernatori Renato Casagrande, në një postim në Twitter, konfirmoi se “skuadrat e sigurisë kapën autorin, i cili sulmoi dy shkolla në Aracruz. Kam shpallur tre ditë zie zyrtare në shenjë pikëllimi për humbjet e pariparueshme. Ne do të vazhdojmë të hetojmë arsyet dhe së shpejti do të kemi sqarime të reja”.

Ai tha se sulmet ndodhën në shkollën Primo Bitti dhe në Qendrën Arsimore Praia de Coqueiral.

Duke folur për mediat, ministri i Sigurisë Publike Marcio Celante tha se policia beson se i dyshuari ka vepruar i vetëm bazuar në videon e sigurisë, por pranoi se nevojiteshin hetime të mëtejshme për të përcaktuar më shumë detaje mbi incidentet.

Më shumë


spot_img









spot_img