Hapësire reklamuese

Bota

16-vjeçari fiton 7000 euro në muaj duke shitur drogë përmes 'Snapchat'

Shkruar nga Newsbomb

Adoleshentët në Britani përdorin aplikacionin e Snapchat si një kanal për të shitur lëndë narkotike.

 

Një 16 vjeçar ka treguar se nëpërmjet Snapchat ai ka arritur të shesë lëndë narkotike dhe ka fituar 7,000 dollarë në muaj.

Ndërkohë në shpjegimin që bën adoleshenti 16-vjeçar, tregon se droga e reklamuar në këtë kanal komunikimi mund të tërheqë shumë njerëz, madje edhe nxënës 12-vjeçarë pasi përdoruesit e këtij aplikacioni janë të shumtë.

“Unë mund të fitoj deri në 7000 paund në muaj. Është shumë e lehtë. Mund ta hapësh llogarinë me një numër jo personal dhe të jesh anonim. Llogaria mund të të mbyllet pas disa kohësh, por mund të hapësh lehtësisht një të re,”- ka thënë 16-vjeçari.

“Snapchat” pas këtij shkrimi deklaroi: Ne jemi të përkushtuar ndaj sigurisë së komunitetit tonë dhe rregullat tona ndalojnë këdo që përdor Snapchat-in të shesë apo blejë drogë nëpërmjet tij.

Kujtojmë që sipas statistikave qeveria britanike, çdo ditë përjashtohen ose pezullohen 3 nxënës për drogë dhe alkool. Ky numër është rritur në 55% në këto 5 vite.

86464443_205096457212992_4424269597138485248_n.png

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.