Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

16 persona të shtruar në spital, 200 qytetarë rezultojnë pozitiv me Covid në një ditë

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë njofton situatën e Covid gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Bëhet me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 917 persona, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 200 qytetarë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 917 testime, 200 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 444 të shëruar në 24 orët e fundit

3 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 917 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 200 qytetarë, në këto bashki:

64 në Tiranë, nga 11 qytetarë në Fier, Vlorë, 10 në Durrës, 8 në Devoll, nga 6 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Këlcyrë, Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Kavajë, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Gjirokastër, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Roskovec, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Korçë, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Delvinë, Tepelenë, Kuçovë.

Janë 2,468 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 444 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,865 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 200

Të shëruar në 24 orë 444

Të shtruar në spitale 16

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 917

Testime totale 1,965,239

Raste pozitive 328,916

Raste të shëruara 322,865

Raste Aktive 2,468

Humbje jete 3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,055

Fier 261

Shkodër 202

Durrës 188

Elbasan 184

Korçë 167

Vlorë 132

Gjirokastër 102

Berat 73

Dibër 52

Lezhë 43

Kukës 9


Më shumë