Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

150 milionë për tapa semaforësh, Bajram Dalipaj "gllabëron" miliardat me 24 tendera në Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb

Kompania "I.D.K - KONSTRUKSION" me pronar Bajram Dalipaj dhe administrator Gramos Dalipin, është shpallur fituese e një tender të hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë. Vlerta e kësaj procedure prokurimi është gati 150 milionë lekë të vjetra, kurse kompania e Dalipaj ka ofruar 141 milionë.

Tre ditë pas mbylljes së tenderit, institucioni në varësi të Bashkisë së Tiranës ka njoftuar fituesin.

Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë dy kompani, “I.D.K KONSTRUKSION” sh.p.k dhe “MADEKONST” sh.p.k, por kjo e fundit është skualifikuar sepse nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion për përmbushjen e kritereve të veçanta.

Dokumentet e njoftimit te fituesit te tenderit - Bashkia Tirane Dokumentet e njoftimit te fituesit te tenderit - Bashkia Tirane

Referuar databazës së Open Data Albania, ky tender është njoftuar me "flamur të kuq" sepse janë skualifikuar të gjithë operatorët në garë, përveç fituesit, shkruan newsbomb.al.

  1. I.D.K KONSTRUKSION” sh.p.k, me NUIS K51408016J, me adresë Tirane, Vore, Autostrada Tirane-Durres, Km.12, Rruga Zaja, Koder Berxulle, dhe me vlerë të ofruar prej  14,128,700.00 (katermbedhjete milion e njeqind e njezete e tete mije e shtateqind) lekë pa tvsh.
  2. MADEKONST” sh.p.k, me NUIS L32225018N, me adresë Tiranë Njësia bashkiake nr 7, Rruga e Bogdaneve, Pallati Pergola 32, Ap 40, .dhe me vlerë të ofruar prej 14.589.000 (katërmbëdhjetë milion e pesëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë) lekë pa tvsh.

Dyshimet për praktika korruptive në këtë tender përforcohen edhe më shumë nga fakti se kompania “MADEKONST” sh.p.k nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për përmbushjen e kritereve të veçanta dhe të përgjithshme të tenderit. Pra, një kompani qqë do të shpallet fituese, por që nuk merr mundimin të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar.

Dokumentet e njoftimit te fituesit te tenderit - Bashkia Tirane (Shtator 2023) Dokumentet e njoftimit te fituesit te tenderit - Bashkia Tirane (Shtator 2023)

"I.D.K - KONSTRUKSION" me pronar Bajram Dalipaj dhe administrator Gramos Dalipin nuk është një kompani e panjohur për Bashkinë e Tiranës.

Kjo kompani ka fituar në total 71 kontrata publike me vlerë 638,526,007 lekë të reja ose 6.38 miliardë lekë të vjetra. Vetëm nga Bashkia e Tiranës "I.D.K - KONSTRUKSION" ka fituar 24 kontrata ose tendera, shkruan newsbomb.al.

Shuma e përfituar nga Kontratat Publike në Bashkinë e Tiranës kapin vlerën e 297,194,375 lekëve të reja ose rreth 3 miliardë lekë të vjetra.

Dokumentet e njoftimit te fituesit te tenderit - Bashkia Tirane Dokumentet e njoftimit te fituesit te tenderit - Bashkia Tirane (Shtator 2023)

Tenderi më i fundit që kompania e Bajram Dalipaj ka marrë nga Bashkia e Tiranës ka qenë ai i shkurtit 2023, për vendosjen e semaforëve të rinj. "I.D.K - KONSTRUKSION" ka ofruar 369 milionë lekë të vjetra, nga 380 milion që ishte fondi limit dhe është shpallur fituese.

Bie në sy, se edhe në tenderin e muajit shkurt, dy kompanitë që kanë garuar për semaforët kanë qenë "I.D.K - KONSTRUKSION" dhe "MADEKONST", njëlloj si një javë më parë. Edhe në këtë rast, kompania e dytë është skualifikuar për shkak se nuk ka paraqitur dokumentacion.

Tenderat e fituar nga "I.D.K - KONSTRUKSION" ne Bashkite e Shqiperise Tenderat e fituar nga "I.D.K - KONSTRUKSION" ne Bashkite e Shqiperise

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed