Hapësire reklamuese

Aktualitet

150 milionë m3 ujë nga burimet e labërisë në Itali, tubacionet mbërrijnë në fshatin Kuç të Vlorës

Shkruar nga Newsbomb

Banorët e Labërisë janë ngritur dje në protestë për të kundërshtuar projektin që do të furnizojë me ujë rajonin e Pulias në Itali, përmes tubacioneve nga Lumi i Vlorës. Punimet kanë nisur dhe në fshatin Kuç kanë mbërritur tubacionet e para.

Siç shihet nga këto fotografi, projekti i përfolur ndër vite dhe i riaktivizuar muajt e fundit duket se ka nisur të bëhet realitet, shkruan newsbomb.al.

Në vitin 2015, u raportua se kryeministri Edi Rama dhe guvernatori i rajonit të Pulias Michele Emiliano kishin arritur marrëveshjen për furnizimin me ujë. Burimet ujore shqiptare, kryesisht në jug, do të futen në tubacione të posaçme dhe përmes linjës nënujore do të mbërrijnë në Pulia.

Projekti i tubacionit që do të çojë ujë nga Shqipëria në Pulia, Itali/ © Credits corriere.it Projekti i tubacionit që do të çojë ujë nga Shqipëria në Pulia, Itali/ © Credits corriere.it

“Në Shqipëri ka burime hidrike të mëdha e të një cilësie mjaft të mirë, por që nuk përdoren mjaftueshëm. Ndërsa ne kemi strukturën teknike. Mendojmë se kjo është një nga mënyrat për të thyer barrikadat mendore mes Shqipërisë dhe Italisë.

Mjaft italianë kanë shkuar drejt Shqipërisë me rezultate befasuese në përmirësimin e kapaciteteve të tyre duke përfituar dhe nga niveli i ulët i taksave e nga një kosto e përgjithshme vërtetë minimale”, ka thënë Guvernatori i Pulias, Michele Emiliano në vitin 2015.

Uji është një nga resurset që në vitet e ardhsme parashikohet të jetë “luks” për shumë vende të botës, sipas një studimi të shkencëtarëve më në zë të botës, ndërsa Shqipëria, edhe pse ka sasinë më të madhe të ujit në Europë, në raport me popullsinë, vijon të vuajë mungesën e saj në çezmat e mijëra qytetarëve, sidomos gjatë sezonit veror.

Disa vite më parë, përflitet se ka patur një tentativë për të transportuar ujin nga burimi i Syrit të Kaltër në Sarandë drejt Italisë, por ky projekt nuk u realizua.

Tubacionet që do të çojë ujë nga Shqipëria në Pulia, Itali/ Tubacionet që do të çojë ujë nga Shqipëria në Pulia, Itali/

Ndërkohë, në Maj 2023 ishin mediat italiane ato që raportuan se Qeveria shqiptare i kishte dhënë dritën jeshile ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën, në Shqipëri, me Galugnano, në Salento. Artikulli u publikua nga media italiane Corriere.it.

“Qeveria shqiptare na ka autorizuar të fillojmë planifikimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë. Shqipëria hedh një sasi të madhe uji të mirë në det dhe padyshim ka interes të paguhet për ujin.

Ne kemi interes ta marrim sepse për ne uji do të thotë t’i japim një model të ri bujqësisë, të bëjmë turizmin të rritet dhe t’u japim një të ardhme të gjithë pulianëve”, është shprehur në Maj 2023 guvernatori i rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

Për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme do të duhen 4 vite punë dhe një miliardë euro. Ujësjellësi pritet që të financohet me burimet e BEI-së, BERZH-it, shtetit Italian dhe rajonit e korporatës së ujësjellësit pulian, shkruan newsbomb.al.

Më 31 Maj 2023, guvernatori i Pulias njoftoi se Shqipëria kishte dhënë dritën jeshile/ © Credits baritoday.it/ Më 31 Maj 2023, guvernatori i Pulias njoftoi se Shqipëria kishte dhënë dritën jeshile/ © Credits baritoday.it/

Qëllimi medias italiane është që çdo vit të transportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia, duke pasur parasysh thatësirën që e ka karakterizuar vitet e fundit. Shqipëria do ketë një përfitim ekonomik, duke qenë se do të hapeshin rreth 8,000 vende të reja pune direkte dhe indirekte, shkruante Corriere.it.

Propozimi për ujësjellësin u lançua zyrtarisht edhe në vitin 2022 nga presidenti i Konfindustrisë së Pulias dhe Bari-Bat, Sergio Fontana.

// Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese