Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

15 vjetori i LSI, Kryemadhi flet nga kampingu i Jalës: Forca jonë theu monopolin e dy partive të mëdha (DEKLARATA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ndodhur në kampingun e të rinjve të LRI në Jalë, ka folur për 15 vjetorin e themelimit të partisë që ajo kryeson.

albsig

spring

 

Nga kampi i Jalës Kryemadhi theksoi se LSI ka kaluar ditë të vështira, por ia ka dalur që të thyejë monopolin e dy partive të mëdha.

Kreu i LSI tha se tashmë kjo forcë është identifikuar si një forcë politike për  njerëzit e papërfaqësuar. Kryemadhi para të rinjve të LRI tha se gjatë këtyre 15 viteve me sfida të vështira. LSI është rritur vazhdimisht.

Fjalimi i plotë:

‘Unë gjithmonë kam qenë organizatore kampit. LSI është shtuar këtë vit vetëm me vajza dhe është një gjë  emirë se thonë që është bereqet. LSI hyri si një forcë politike që theu monopolin e dy partive të mëdha. Le të jetë kjo javë e kampit të Jalës java e hapjes së aktiviteteve për 15 vjetorin e LSI sepse me 6 shtator LSI bëhet 15 vjeç.

Historiku i LSI është një histori e cila shumë prej nesh kanë kaluar vitet më të bukura të jetës, kemi kaluar momentet tona më të rëndësishme, por kemi kaluar edhe sfidat më të vështira. Sfidat janë ato që të rrisin e të forcojnë për të ecur përpara. Jemi rrëzuar e jemi ngritur. Mos i merrni shumë seriozisht lojërat politike që bëjmë ne këtu. Mos i shihni për të qenë lider menjëherë, lider është ai që fal dashuri për grupin.

Këto ditë kanë qenë ditë të vështira për LSI, për PD, për opozitën, për qeverinë, institucionet. Por ta dini se më shumë po vuajnë shqiptarët. Ne dhe ju si të rinj keni përgjegjësi për të ndryshuar gjendjen. Kjo që po bëjmë është përballë krimit të organizuar ndërkombëtar. Sigurisht që sfida është shumë e vështirë, por forca, idealizmi juaj është shumë më i fortë sesa makutëria e qeverisjes sonë’, tha Kryemadhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img