Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

15-vjeçarja dënohet me 1 vit burg, si e shantazhoi 23-vjeçarin në Tiranë përmes bisedave “hot” në rrjetet sociale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 15-vjeçare është dënuar me 1 vit heqje lirie nga gjykata në Tiranë, për shantazh ndaj një djali 8 vite më të madh, të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale.

E mitura është shpallur fajtore për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, megjithatë nuk do të kryejë asnjë ditë burg për shkak të moshës.

Ajo kishte biseduar me djalin në rrjetin social Instagram, bisedë që më pas ishte zhvendosur në rrjetin “SnapChat”. Aty biseda ishte bërë erotike, si kurth për 23-vjeçarin i cili u shantazhua për t’i dhënë asaj 100 mijë lekë ose do të kallëzohej në polici për ngacmim të të miturve.

Në mesazhin e fundit drejtuar tij, pretendohej se ishte i vëllai polic i 15-vjeçares ai që i shkruante dhe i kërkonte paratë. Por e pyetur në prani të psikologëve ajo tha se kishte vepruar e vetme.

Djali vendosi që para se të dorëzonte paratë e kërkuara prej saj të njoftojë policinë, dhe gjatë shkëmbimit agjentët monitoruan gjithçka.

Më shumë


spot_img








spot_img