Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

15 vjeçari vrau të miturin në 2018, ish-gjyqtari: Jam krenar për vendimin e dhënë

Shkruar nga Newsbomb
15 vjeçari vrau të miturin në 2018, ish-gjyqtari: Jam krenar
Ishte 5 shtatori i vitit 2018 kur i mituri 15 vjeçar A.Xh hyri në dyqanin e shtetasit Xhevahir Sala në fshatin Fushë-Mamurras dhe vrau me thikë djalin e vogël të tij A.S, që gjeti vdekjen dhe plagosi të atin Xhevahir Sala. Ngjarja e 5 viteve më parë bëri shumë bujë për krimet e të miturve ndërkohë që gjykata e rrethit Kurbin, shkalla e parë, dy vite më vonë, në dhjetor 2020 denoi të miturin A.Xh (tani në moshën 17 vjeçare) me 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul një e treta e dënimit ne 6 vjet e 8 muaj burg dhe vuajtja e dënimit, sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë Kurbin fillonte që në momentin e arrestimit të djalit A.Xh në 6 nëntor, pra një ditë pasi kreu krimin. Cështja kaloi shumë ecejake, por ditën e djeshme, ish-gjyqtari i shkallës së parë të rrethit Kurbin Olti Skrame, shprehet për herë të parë publikisht për këtë çështje. Ai thotë se ndihet krenar për vendimin e dhënë në kohë dhe qasjen që duhet të ketë jurisprudenca penale ndaj të miturve dhe grave që kryejnë krime të rënda për të cilat parashikohet edhe burgimi i përjetshëm. Shkruan gjyqtari Olti Skrame: Një nga qëndrimet profesionale, që konsideroj më të rëndësishme, e për të cilat jam më krenar, gjatë ushtrimit të detyrës në ish-Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është ai në lidhje me pranimin e gjykimit të shkurtuar, për të miturit në konflikt me ligjin dhe për gratë, të akuzuar për vepra penale që parashikojnë edhe dënim me burgim të përjetshëm. Ky qëndrim, i mbajtur në bllok nga të katër gjyqtarët e ish-Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, fillimisht është kundërshtuar masivisht nga prokurorë, avokatë të subjekteve të tjera procedurale (viktima etj.), gjyqtarë nga gjykata të tjera të shkallës së parë, pedagogë të së drejtës, si dhe punonjës së mediave, por tanimë është konfirmuar shprehimisht nga ish-Gjykata e Apelit Tiranë, në disa raste, si dhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka qenë e para gjykatë e shkallës së parë, që ka mbajtur këtë qëndrim. Rasti në vijim, është i pari kur gjykimi i shkurtuar për një vepër penale që parashikon edhe burgim të përjetshëm, është pranuar shprehimisht nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, në lidhje me të miturin në konflikt me ligjin. Jam krenar që kam qenë pjesë e trupit gjykues në shkallë të parë. Shkak për reagimin e gjyqtarit, është bërë vendimi i kolegjit të gjykatës së Lartë, që i jep të drejtë argumentimit të katër gjyqtarëve të shkallës së parë në Kurbin që kanë marrë në konsideratë moshën e të miturit dhe gjykimin e shkurtuar.

Vendimi i Gjykatës by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese