Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

15 vite në Prokurorinë e Durrësit, Sokol Nishani përballet nesër me vettingun

Shkruar nga Newsbomb

Prokurori i Durrësit Sokol Nishani do të përballet të premten më 14 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.

Sokol Nishani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 si oficer i policisë gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2008 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Nishani nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 5.9 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 3.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.1 milionë lekësh si dhe kursime në cash në vlerë pothuajse të njëjtë me ato bankare.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 57.1 milionë lekë, nga të cilat rreth 73% kanë si burim aktivitetin privat të bashkëshortes si notere, 19% pagën e subjektit, 5.6% pagat e familjarëve dhe gati 2% nga shitja e automjeteve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2012, subjekti Sokol Nishani deklaron shitjen e një automjeti me vlerë 1,400,000 lekë dhe blerjen e një tjetër automjeti me vlerë 25,000 euro. Burimet e deklaruara janë të pamjaftueshme në vlerën e 597,704 lekëve për të mbuluar blerjen e automjetit, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar. /Birn

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese