Klodiana Lala ka reaguar për 15 urdhërarrestet e lëshuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës.
Gazetarja e njohur evidenton faktin se ky hetim është i cunguar nëse nuk do të përfshihet dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Ajo thekson se ky grup kriminal do të shkatërrohej duke përfshirë edhe kryebashkiakun e Tiranës.
“15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës. Pa Erjon Veliajn hetimi është i mangët! Drejtësia shkon në vend duke u shkatërruar grupi kriminal”, shkruan Lala në facebook-un e vet.
Kujtojmë që Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) doli sot me njoftim zyrtar duke treguar 15 urdhër arrestet për aferën korruptive. Në sy binte Taulant Tushe, Drejtori i Punëve Publike, i cili njihet ndryshe si krahu i djathtë i Erion Veliajt.
LEXO EDHE: https://newsbomb.net/spak-leshon-15-urdher-arreste-i-pret-koken-drejtorit-te-veliajt/
Postimi i Klod Lalës