Hapësire reklamuese

Aktualitet

15 qershor hapen autobusët, shoqata e transportit në protestë: Po s’u plotësuan kushtet, do të rrisim çmimin e biletës

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Pasi u dha lajmi  se me 15 qershor do të rihapet transporti publik në vend, shoqata e transportit publik ndërqytetas, sot do të zhvillojë një protestë para ministrisë së Infrastrukturës.

Përgjegjësi i transportit për zonën e veriut, Dashnor Mema, është shprehur se operatorët e transportit janë në gjendje të vështirë dhe kërkojnë mbështetje nga qeveria.

“Transporti publik është i mbullur që nga 12 marsi, dhe humbja që ka pësuar është shumë e madhe. Kostot e mjeteve dhe mirëmbajtja e tyre ka vënë në vështirësi operatorët e transportit. Përveç planit që ka nxjerrë ministria që do të udhëtojnë me 70 % të kapacitetit dhe se pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska, akoma nuk ka asnjë informacion tjetër se si do të veprojnë. Që nga fillimi i bllokimit të transportit ne kemi kërkuar plotësimin e disa kërkesave, më të rëndësishme janë.

Zbritja e pragut në shitje pasi siç e dimë transporti i udhëtarëve e ka në pragun 20 %, që vështirëson situatën e subjekteve dhe ne kemi kërkuar pragun 6 %”, është shprehur ai për “Abc-ja e Mëngjesit”.

Sakaq ai ka theksuar se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen atëherë operatorët do të rrisin çmimin e biletës.

“Sigurisht është gjëja e fundit që ne mendojmë për rritjen e biletës, por mos plotësimi i kërkesave tona do të sjellë dhe rritjen e biletës në masën 20-30 %, por është gjëja e fundit në mendjen e operatorëve pasi ne e dimë gjendjen në të cilën janë qytetarët, pasi shërbimi do të jetë i njëjtë”, është shprehur përgjegjësi i transportit publik për zonën e jugut.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll