Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

“15 milion euro për 1 km”, Shehaj: Ja biznesmeni që qëndron pas skandalit “Milot-Balldren”

spot_img

Lajme të ngjashëm

a035d98b433213125babcb24f4037c0a

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj tha se pas koncesionit për rrugën Milot  – Balldren qëndron Agim Kola. Shehaj u shpreh se Agim Kola është biznesmen i mesëm dhe nuk ka as eksperiencë dhe as buxhet për të marrë përsipër këtë koncesion.

Shehaj e quajti një nga skandalet më të mëdha të koncesioneve të qeverisë atë të ndërtimit të rrugës “Milot-Balldren”, që sipas kontratës do të kushtojë rreth 15 milion euro për 1 kilometër.

“Rruga Milot – Balldren është korruptive. Ka edhe një problem të madh këtu. Nëse një kompani merr përsipër që të shpenzojë 52 milionë euro, duhet që të ketë këtë kapital, kurse kompania që ka zgjedhur qeveria ka vetëm 4 milionë euro. Jo vetëm kaq, por kompania fituese nuk plotëson kushtet minimale financiare.

Një kompani duhet të financojë një rrugë që kushton shumë më tepër nga se ka si buxhet. Kostot janë të fryra, ndërsa mund të kemi të bëjmë me pastrim parash. Kompania jo vetëm nuk i ka 52 milionë euro, por shteti do i japë edhe para që nuk ka e s’mund të investojë. Kjo është një vjedhje gjigande. Në këto kushte, qeveria duhet të verifikonte nëse ministria ka apo nuk ka buxhet.  Edhe rruga Orikum – Dukat është skandal i madh gjithashtu.

Sipas kontratës, 1 kilometër bën 15 milionë euro, ndërsa në Europë është 3 milionë euro. Emri i biznesmenit është Agim Kola. Është biznesmen i mesëm, nuk ka kapital dhe as eksperiencën për të ndërtuar rrugën”, tha Shehaj në emisionin “Të Paekspozuarit” ne News24.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img