Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

15 mijë shkencëtarë bëhen bashkë dhe japin paralajmërimin e frikshëm për fatin e botës

Shkruar nga Newsbomb

25 vite më parë qindra shkencëtarë nënshkruan një letër që e vendoste botën në një rrugë drejt shkatërrimit.

Ndërsa sot, 25 vite më pas, paralajmërimit të tyre i janë bashkuar mijëra shkencëtarë të tjerë.

Plot 15 mijë shkencëtarë nga 184 vende të botës janë bërë bashkë për të na thënë se rritja e popullsisë në botë do jetë aq e pa përballueshme për vitet e ardhshme sa do shkaktojë mbarimin e burimeve.

Ajo që i ka ndodhur botës në vetëm 25 vitet e fundit është e paprecedent, është e frikshme.

“Së shpejti do jetë tepër vonë për ta ndryshuar këtë rrugëtim. Duhet ta kuptojmë, Toka është shtëpia jonë e vetme”, thuhet në letrën e shkencëtarëve.

Më tej theksohet sesi vetëm në 25 vitet e fundit bota ka humbur 300 milion akër pyje. Zonat e vdekura në oqeane, aty ku nuk mbijeton asnjë gjallesë, janë shtuar me 75% në 25 vitet e fundit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese