‘15 ditëshin e parë pacientët me Covid i çojnë te Infektivi, 15 ditëshin e dytë te Sanatoriumi’, mjeku Shpataraku: Ja si të shmangim fluksin e spitaleve në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:53 24-11-2020 ‘15 ditëshin e parë pacientët me Covid i çojnë te Infektivi, 15 ditëshin e dytë te Sanatoriumi’, mjeku Shpataraku: Ja si të shmangim fluksin e spitaleve në Tiranë Leon Shpataraku

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme një takim me mjekë të ndryshëm, në kuadër të situatës së rënduar të Covid-19.

Mjeku Leon Shpataraku tha se vendi ynë po ndjek një taktitë të gabuar, duke i çuar pacientët që vijnë nga rrethet 15 ditët e para të muajit në Infektiv, dhe 15 ditët e dyta në Sanatarium.

Kjo gjë shkakton ngarkesë dhe ndaj Shpataraku insistoi dhe i mshoi asaj që tha më herët mjeku Lisha, për vënien në punë të spitaleve rajonale. Sipas tij të gjithë kërkojnë të vijnë në kryeqytet dhe ndaj kjo krijon fluks të shtuar.

Leon Shpataraku: Mosaktivizimi i spitaleve rajonale është negative është defekt. Pse? Sepse këtu është bërë një ndarje e rasteve, 15 ditëshi i parë i muajit vijnë pacientët nga rrethet e shkojnë të Infektivi, në 15 ditëshin e dytë shkojnë të Sanatoriumi. Nëse do kishim testim në masë atëherë do kishte më shumë kujdes nga vetë të sëmurët. Mendoj që kjo ndarje nuk është e drejtë pasi mendoj që fluks duhet të kishim vetëm me rastet e rënda.

Duke futur në lojë spitalet rajonale, duke bërë testime, testohet individi, kapet vatra, ndalohet fluksi. Na marrin një dy a ta bi në Tiranë? Po si me e sjell në Tiranë? E këtu s’ta merr njeri përsipër. Vatra më e madhe thonë dhe mediat është Tirana. Nëse do hynin në lojë spitalet rajonale gjendja do ishte ndryshe. Reanimatorët nëpër rrethe rrinë kot, për një apandesit vjen ai nga Saranda. Marrin në telefon thonë dyshohet. E o burra në Tiranë. Tiranë Tiranë Tiranë. Ka ardhur këtu i është bërë tamponi dhe ka dalë negativ. Duhet të frenohet fluski që vjen drejt Tiranës, s’ka ç’a bën dhe po të hapet covid-3, 4, 5. Protokolli tani është i qartë s’ka nevojë për ndonjë shkencë.

Lisha: Duhet të bëjmë një strategji për ta përmisuar situatën. Nëse do kishte kapacitete 4,5,6 do ishte mirë, por s’ka mundësi. Ne s’këmi spital rajonal në Tiranë, kemi vetëm kombëtar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SPAK ‘godet rëndë’ korrupsion, dënon me 16 muaj shërbim prove djalin që i dha 10 mijë lekë policit
REKORD I ZI/ 19 qytetarë humbin betejën me COVID, shifra të larta të infektimeve në 24 orët e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.013009071350098
array(1) { ["section"]=> string(164) "15-diteshin-e-pare-pacientet-me-covid-i-cojne-te-infektivi-15-diteshin-e-dyte-te-sanatoriumi-mjeku-shpataraku-ja-si-te-shmangim-fluksin-e-spitaleve-ne-tirane-228957" }