Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

144 vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, Ministria e Kulturës e kujton me një poezi, por a mjafton?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

144 vite më parë lindi në Fishtë të Lezhës shkrimtari, publicisti, arsimtari i njohur shqiptar At Gjergj Fishta. Është konsideruar jo më kot si Homeri shqiptari, vepra e Gjergj Fishtës në kulturën e kombit shqiptar mbetet e një rëndësise të pazëvendësueshme.

Ministria e Kulturës së Shqipërisë ka vendosur që ta kujtojë poetin e madh me anë të dy postimeve në facebook. Në një prej tyre flitet shkurtimisht për jetën dhe veprimtarinë e Fishtës, ndërsa postimi tjetër është krijimi i tij “Gjuha Shqype”.

Ndërkohë që në profilin e ministrisë në facebook postohen veprat e Fishtës shtëpia e tij në Lezhë është e degraduar tërësisht. Duhet të shërbente si një muze për Homerin shqiptar, por ende nga institucionet përkatëse nuk ka asnjë ndërhyrje.

Një neglizhencë e pakuptimë kjo e shtetit ndaj një personi që ka dhënë mjaftueshëm nga jeta e tij, për të merituar të paktën një vend ku brezat e rinj të njihen nga afër me punën e këtij njeriu të madh.

Lexo edhe: Përgjegjësi i Monumenteve në Lezhë: Më ka dalë goja pas kurrizit me ministren Kumbaro për shtëpinë e At Gjergj Fishtës

Më shumë

spot_img
spot_img