Gjykata e Apelit Durrës ka liruar Erjon Petin, i arrestuar në prill 2021 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u arrestua bashkë me ortakun e tij Klajdi Xibraku.
Peti dhe Xibraku ishin dy adminstratorët e kompanisë “Masabi Fruits”, në kontejnerët e së cilës u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit, në portin e Durrësit.
Droga u kap në portin e Durrësit në prill 2021, e fshehur në kontejnerin me banane të porositur nga ata në Ekuador. Asokohe të arrestuarit, Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku refuzuan të kishin lidhje me trafikimin e drogës.