Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

143 kg kokainë në Durrës, gazetari ‘zbulon’ prapaskenat: Vlen 19 mln euro, jo për të siguruar 74, por 84 mandate. Atentati i radhës…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot Policia portuale e Durrësit në bashkëpunim me SPAK kanë bërë të mundur sekuestrimin e 143 kg kokainë, ngarkesë e cila ishte fshehur në një hapësirë të sajuar në një konteiner me banane.

Ngarkesa me fruta ishte porositur nga kompania “Masabi fruits” me pronarë Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, kushërinj me njeri-tjetrin, të dy të arrestuar.

Ndërkohë gazetari i kronikës Artan Hoxha ka reaguar duke thënë se kjo sai kokaine nëse do të nxirrej në treg do të kapte vlerën e 19 milionë eurove, e siç thotë Hoxha, “të mjaftueshme për të garantuar zgjedhjet e 25 prillit”.

Madje ai thotë jo 74, por 84 mandate. Me nënkuptim, Hoxha parashikon edhe një atentat të mundshëm që mund të ndodhë për shkak të ksaj sasie të humbur kokaine.

Shënimi i plotë i Hoxhës

Kokaina e kapur brenda 10 diteve te fundit në Durres, ka nje vlere tregu prej 19 milione eurosh.

Nje shifer e majme per te garantuar ne zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por edhe 84 mandate parlamentare pa u lodhur fare…

Besoj se ata, qe kane humbur dy ngarkesat e fundit te kokaines, te mos jene stresuar aq shume, sa te urdherojne atentatin e radhes…

Per ata, qe u jane premtuar para në shkembim të votes.

Mos harroni ti merrni parate para se te votoni, sepse po i late per mbas votimit??!!

Ka shkuar keq puna, ben vaki dhe nuk i merrni fare

Lexo edhe: Policia jep DETAJE për drogën e kapur sot në Durrës: Janë 143 kg kokainë, u arrestuan dy pronarët e kompanisë së bananeve (VIDEO)

Lexo edhe: Këta janë dy kushërinjtë, pronarë të ‘Masabi Fruits’ që porositën banane dhe iu gjetën 200 pako kokainë në kamion, njëri është në kërkim (EMRAT-FOTO-DETAJE)

Lexo edhe: ‘El mejor’, dalin pamje nga kokaina e fshehur në kamionin me banane, e mbështjellë me natriban dhe foton e Pablo Escobar

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img